Categories Lajme

FOTO/ 33-vjeçari u gjet i pajetë në kanal 3 ditë pas zhdukjes, si u zbardh krimi! Dëshmia e shokut të tij: Më ngacmoi gruan, s’doja ta vrisja…

Zbardhet ngjarja që u shënua si “aksidentale” e një 33-vjeçari në Spitallë të Durrësit, e ndodhur 9 ditë më parë, por që dyshohet se është vrasje me motive të dobëta. 35-vjeçari Majlind Habibi u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për hedhjen nga ura të shokut të tij, 33-vjeçarit Branko Shkoza, më 2 dhjetor.

Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tri ditësh kërkime. Policia e Durrësit reagoi për ngjarjen, duke dhënë edhe detaje të hetimeve paraprake.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur prej datës 2 dhjetor të këtij viti, por trupi i 33-vjeçarit Shkoza u gjet më 5 dhjetor, pas kërkimeve dhe denoncimit që kishte bërë babai i viktimës.

Fillimisht u njoftua për ngjarje aksidentale, rënie nga ura mbi kanalin e ujërave të zeza dhe për pasojë humbjen e jetës. Ekspertimi paraprak nxori këtë konkluzion.

Deshmia e autorit

“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha ‘shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote’.

Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur. Thashë me vete se do ngrihet prapë, se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm e pashë që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi.

Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur. Më kapi paniku. Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia e ambulanca thashë nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë, se edhe pinte alkool. Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafë”, bëhet me dije se ka deklaruar autori para hetuesve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë/ “Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh”, drejtori kërcënon vartësen. Mësuesja: Më ngacmoi seksualisht

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e Margarita Taraj, mësuese e klasës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 65-vjeçari në Kurbin

Policia njofton se rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia/ I mori jetën burrit duke e goditur me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin: E vrava unë!

Saranda u trondit ditën e djeshme nga krimi në familje, ku 49-vjeçarja Elvira Tahiraj vrau…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rimbursimi për profesionet e lira, Tatimet: Afat deri më 27 Dhjetor për deklarimin e llogarive

Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin…

LEXO ME SHUME