Categories Kulture

FOTO/ Ansambli “Mati” fitues i çmimit të parë në festivalin “OPOJA Vallëzon” në Kosovë

Ansambli “Mati” u nderua me çmimin e parë në edicionin e dytë të festivalit mbarëkombëtar folkloriko-burimor “OPOJA Vallëzon”, të zhvilluar në komunën e Dragashit në Kosovë. Në këtë festival ansambli Mati u paraqit me katër materiale valle brezash, melodi orkestrale, Ç’po ja merrka vasha (këngë) dhe këngë për Kosovën.

Pas mbarimit të natës së dytë juria me kryetar Profesor Ukë Xhemaj e vlerësoi ansamblin dhe orkestrinën me çmimin e parë.

Në festival morën pjesë 12 shoqëri kulturo artistike dhe grupe folklorike nga mbarë trojet shqiptare. Drejtori i festivalit Fesal Shaqiri dhe drejtori artistik, profesor i mirënjohur i koreografisë Dilaver Kryeziu, bënë të gjitha përgatitjet që ky festival të vazhdonte traditën e vitit të kaluar.

Festivali u financua nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Dragash. Festivali  zhvillua konform kushteve të pandemisë, duke i respektuar rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosëvës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME