Categories Lajme, Turizëm

FOTO/ Aty ku majat prekin qellin, Korabi destinacioni i preferuar i turistëve

Parku Kombëtar i Korabit mbetet një nga destinacionet e preferuara të vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj pasi ofron një peizazh të mrekullueshëm dhe vende mjaft interesante për t’u zbuluar dhe shijuar në çdo stinë. Prej muajsh edhe pse në izolim nga pandemia, Korabi ka pritur vizitorë, grupe ekspeditash dhe adhurues të pyjeve të egra dhe lartësive të mëdha. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nëpërmjet pamjeve ekspozon bukuritë natyrore të Parkun Kombëtar të Korabit ku diversiteti dhe shumëllojshmëria e bimëve e bëjnë atë një destinacion unik për turistët. Bukuritë natyrore janë të papërshkrueshme, pllaja të gjelbra, maja të thepisura që ngjiten e zbresin sikur male vallëzojnë me qiellin, kudra që zbuten ngadalë drejtë ultësirës së Drinit që gjarpëron mesa mes luginave në një vijë pa mbarim deri në det.

Parkun Kombëtar të Korabit në Shqipëri ka një shtrirje të gjerë, në lindje të Dibrës në kufirin shtetëror midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Mali i Korabit, prej nga ka marrë emrin zona e propozuar për tu shpallur Park Kombëtar, është maja më e lartë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me një lartësi prej 2751 m mbi nivelin e detit. Territori i zonës që propozohet të shpallet zonë e mbrojtur karakterizohet nga një shumëllojshmëri formash të relievit të shoqëruara me formacione të mëdha shkëmbore, pjesa më interesante e të cilave janë formacionet e gipsit mbi të cilat rritet bimësia pyjore në kushte relativisht të vështira, duke krijuar në këtë mënyrë një ansambël magjepsës natyror me efekte të mëdha panoramike. Lartësia minimale është 850 m mbi nivelin e detit dhe ajo maksimale 2764 m që përfaqësohet nga maja e Korabit. Relievi i shumëllojshëm është i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor dhe alpin, çka nxjerr nevojën e hartimit të planeve të menaxhimit pas shpalljes së territorit si Zonë e Mbrojtur. Pjesa e propozuar për t’u shpallur Zonë e Mbrojtur përfshin një pjesë të territorit jug-lindor të rrethit të Kukësit, që kufizohet me kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës, duke zbritur më në jug përgjatë kufirit lindor që ndan Republikën e Shqipërisë me atë të Maqedonisë dhe duke vazhduar me vargmalet e Deshatit, deri në pikën kufitare të Bllatës. Variacioni i madh i këtij territori për sa i përket lartësisë mbi nivelin e detit i ka dhënë jetë një bimësie të pasur pyjore. Falë niveleve jashtëzakonisht të larta të biodiversitetit, kombinuar me bukurinë e peizazhit dhe me rëndësinë historike e shkencore që paraqesin, zonat pyjore rrotull Liqenit të Mavrovës u shpallën Park Kombëtar në vitin 1949. Një parku kur të ofron çdo bukuri të rralla, një destinacion që është ëndërr e çdo turisti, një vend i rrallë që është privilegj ta vizitosh.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME