Categories Sport

FOTO/ “Burrat kudër fëmijëve”, mediat angleze “masakrojnë” Man.United, Ronaldo kërkon me dëshpërim largimin

2 ndeshje 0 pikë, 6 gola të pësuar, vetëm 1 i shënuar. Man.United po përjeton makthe këtë fillim sezoni. Një nisje e tillë as që imagjinohej, për më tepër kundër dy rivalëve modest si Brighton dhe Brentford.

Humbja e fundit kundër ekipit të Strakoshës, i cili qëndroi në stol për 90-minuta, ishte shumë e rëndë, një humbje me “poker” golash, dukej e pa besueshme se si një ekip si United i pësonte golat në atë formë.

Pas vetëm 35 minutash rezultati shënonte 4-0 për Brentford. Në pjesën e dytë, më shume se sa për meritë të United, Brentford uli ritmin duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar.

Të gjeje fjalët pas një disfate të tillë ishte shumë e vështirë për Teng Hag i cili në radhë të parë i kërkojë ndjesë tifozëve, ndërsa kërkoi që ekipi të merrte përgjegjësi, ashtu si ai. Tekniku holandez i bëri një tjetër apel drejtuesve të klubit, duhet blerje të menjëhershme, afrime me peshë, për të ndryshuar sa më shpejt këtë situatë të rëndë.

“Burrat kundër fëmijëve”, shkruan Mirror. “Minimumi i ri i United”, shkruan Telegraph. Mediat britanike kanë përzgjedhur imazhin e Ronaldo-s që reflekton qartë hidhërimin për këtë humbje të rëndë.

CR7 në përfundim të sfidës nuk pranoi as ti jepte dorën trajnerit Ten Hag duke vërtetuar dhe një herë krisjen totale. Portugezi vijon në mënyrë të dëshpëruar të kërkojë një skuadër të re, së fundmi i është vetofruar edhe dy ekipeve nga Milano, Inter e Milan, por sërish ka hasur në një refuzim të prerë. (B.Web)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME