Categories Lajme

FOTO DHE VIDEO/ E “parkon” gomarin tek shinat e trenit! Si ‘pu.sht.ohen’ autostradat nga bagëtia

Si ky banor i Lushnjes, që e lidh gomarin mbi shinat e hekurudhës, pa u shqetësuar se mund të bëhet burim për aksident, ka në çdo cep të vendit, duke i bërë kështu rrugët e hekurudhat tona më të pasigurtat në Europë. Ky bari i kullot bagëtitë çdo ditë përgjatë autostradës Lushnje-Fier. Kafshët e tij bllokojnë rrugën, detyrojnë drejtuesit e automjeteve që lëvizin me shpejtësi të frenojnë befas dhe manovrojnë rrezikshëm, duke shkaktuar aksidente edhe me pasojë vdekjen. Ai e di rrezikun që mund të sjellë, por është i qetë për aq kohë sa nuk i ka ndodhur ndonjë problem, siç shprehet vetë. “Kështu i nxjerr përditë unë”. Po a mendon se është e rrezikshme?! “Po e rrezikshme është, por nuk i shkelin”. Por a mund të jetë fati i qytetarëve që përdorin këto rrugë në dorë të këtyre individëve? Për të mos e lënë në dëshirë të bariut sigurinë rrugore, autoritetet do të duhet ta kishin mbyllur autostradën Lushnje-Fier në të gjithë gjatësinë e saj me rrjetë teli.

“Pa guardiela për bllokimin e hyrje-daljeve të automjeteve vend e pa vend dhe pa rrjeta teli për të mos lejuar kafshët të hyjnë në rrugët e shpejtësisë së lartë, Shqipëria është hapa prapa edhe me Kosovën, për sa i përket sigurisë rrugore”. Kështu, si askund tjetër në Europë, ndodh edhe në Tiranë. Në Unazën e Madhe, aksin më të ri dhe më të rëndësishëm, sheh çdo ditë lopë e dele, në mes të korsive. “Duket që vetëm pak metra nga rruga kullosin bagëtitë, të cilat në mungesë të rrethimit mund të dalin në rrugë duke rrezikuar jo vetëm të përplasen nga automjetet, por edhe të kthehen në burim aksidenti”. Këtu u desh që të merrej Policia Rrugore me kafshët që kishin hyrë në mes të korsive. Por a është zgjidhja përdorimi i policisë, edhe për të ruajtur rrugët nga kafshët?

Ekspertët thonë se pa guardriela për bllokimin e hyrje-daljeve të automjeteve vende e pa vend dhe pa rrjetë teli në të gjithë gjatësinë për të mos lejuar kafshët të hyjnë në rrugët e shpejtësisë së lartë, nuk mund të ketë rrugë të sigurta. Sipas tyre, Shqipëria do të mbetet e fundit në rajon për sigurinë rrugore, disa hapa pas edhe në krahasim me Kosovën. Rruga e Kombit në anën tjetër të kufirit i ka të gjithë parametrat për të garantuar një lëvizje të sigurtë të automjeteve. Është e rrethuar në të gjithë gjatësinë e saj.Në Shqipëri, asnjëra nga rrugët nuk garanton këtë standard. Edhe Rruga e Kombit është e mbrojtur vetëm në disa pjesë të saj. Televizioni Klan u interesua pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, nëse kishte ndonjë plan për vendosjen e rrjetave të telit në akset e shpejtësisë së lartë, por prej disa ditësh nuk ka asnjë përgjigje. Dhe deri kur autoritetet të ndërgjegjësohen, se mosmbyllja me rrjetë teli e këtyre rrugëve është shkak për aksidente vdekjeprurëse, çdonjeri prej nesh mbetet i rrezikuar. Sepse ky banor i Lushnjes dhe të tjerë si ai, mund të vendosin ndonjë ditë, që ta lidhin gomarin edhe në mes të trafikndarëseve në autostradë.

     

 

     

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME