Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës, një ditë e veçantë e dedikuar për të gjithë ata, që u intereson të kujdesen për Tokën. Dita e Tokës është dita jonë, një ditë kur ne mendojmë për të gjitha mënyrat, që ne mund të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit; në parandalimin e shkatërrimit të Tokës, si dhe për të na kujtuar ndotjen e planetit.
Kryetari i bashkisë Dritan Leli me nxënës të shkollës Halim Xhelo, mbollëm fidanë perimesh.
Sot, në Ditën e Tokës, me nxënësit e shkollës ‘Halim Xhelo’ mbollëm fidanë perimesh.
Fëmijët do të kujdesen për to, në orët e lira, deri sa të bëhet fruti. Vetëm kështu mund ta njohim e vlerësojmë rëndësinë e tokës, prandaj edhe ta mbrojmë, në të gjitha mënyrat.




