Categories Lajme

Rama mban premtimin e bërë Tabakut, pi ujë nga çezma në Tiranë dhe Lezhë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot premtimin që i dha deputetes së PD-së, Jorida Tabaku ditën e djeshme në Kuvend, për të pirë ujë nga çezma në Tiranë.

“Fakt, qytetarë shqiptarë, hapni çezmat, hapni ujin. Sa nga deputetët këtu e pinë ujin nga çezmat, nga rubineti me ujin që sjell UKT në qytetin e Tiranës? Po edhe atje në Gurin e Bardhë ku do marrin ujin për ta sjellë ujin këtu në qytetin e Tiranës”, tha dje deputetja demokrate Jorida Tabaku në Kuvend.

Rama replikoi me deputeten Tabaku duke i thënë se, “meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës që askush nuk e pi nga çezma, sepse mund të helmohet, meqë si dëshmitar i zonjës Tabaku e ndjej për detyrë, sot me t’u kthyer në shtëpi do të pi ujë nga çezma. Dhe jam i gatshëm nëse zonja Tabaku do të më presë në shtëpinë e saj të shkoj edhe aty të pi një gotë ujë nga çezma. Dhe natyrisht do ta bëj video dhe do ta hedh jo në Twitter, do ta hedh në TikTok”.

Ndërsa sot Kryeministri Rama piu ujë nga çezma në Tiranë, duke publikuar videon në TikTok.

“Ky është uji i Tiranës, madje do pi edhe nga uji i Lezhës, se do nisem për Lezhë. Sa i mirë! Pini ujë Tirane. Dhe ti Jorida, si tironse, duhet të pish ujë Tirone”, thotë Rama në video.

Edhe gjatë vizitës në Lezhë, Rama piu ujë nga çezma.

“I premtova Joridës që do pijë ujë çezme. Ku e keni çezmën? Keni çezmë këtu të pi pak ujë çezme, meqë thonë që nuk pihet ujë çezme. Hajde, gëzuar Jorida, për të mira!”, shprehet Rama.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, duke publikuar në Facebook foton e një kontrate, teksa shkruan se Bashkia e Tiranës blen 200 mijë euro ujë të pijshëm në vit për stafin.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në çdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia Kufitare, Plan masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese

Policia Kufitare, Plan masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama nga Milano: Do të përfitojnë 421 mijë qytetarë shqiptarë!

Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Milano është ndalur tek…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi një pasagjeri orën me vlerë 20 mijë euro, arrestohet punonjësi i aeroportit të Rinasit

Një 24-vjeçar, punonjës në aeroportin e Rinasit është arrestuar, pasi dyshohet se ka vjedhur një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fiku dritat e shtëpisë, Egla flet si fituese e edicionit të tretë të BBV: Ia dedikoj grave…!

Aktorja Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit Big Brother Albania VIP 3, duke e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e një familje

Një automjet është përfshirë në flakë, teksa ka qenë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME