Categories Showbiz

FOTO\ Djali i ish-presidentit Trump, fejohet me gazetaren e Fox News

Donald Trump Jr. and Kimnerly Guilfoyle janë të fejuar, raportonte sot rrjeti britanik DailyMail.com, duke shtuar se i biri i Donald Trump i ka propozuar ish-prezantueses së rrjetit të djathtë amerikan Fox News më shumë se një vit më parë. Por ata e kishin mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre. Burimi i DailyMail tha: “Don e Kim janë fejuar ditën e parë të vitit të shkuar, që është dhe ditëlindja e Don.

Ata janë së bashku prej katër vjetësh tashmë dhe njihen prej rreth 15 vitesh”. “Cifti e kanë mbajtur private lidhjen e tyre vitin që shkoi teksa u vendosën në Florida pas largimit nga New York. Ata janë të fokusuar në punën dhe te fëmijët e tyre, pasi kanë në total gjashtë” (1+5). Të shtunën Don Jr. Celebroi ditëlindjen e tij të 44-rt në mbrëmjen gala të babait të tij në rezortin Mar-a-Lago në Florida.

Aty çifti ishin veshur me të zeza dhe 52 vjeçarja Kimberly, tregonte dhe unazën gjigante të fejesës. Fejesa e tyre kishte qenë njëfarë sekreti i hapur 12 muajt e fundit. Të gjithë admironin diamantin 8-karat në dorën e Kim, shtonte burimi. DailyMail konfirmonte se çifti kanë qenë bashkë prej vitit 2018. Familja Trump raportohet se është admiruese e Kimberly, veçanërisht Don Jr. i cili thotë se eshte “inteligjente dhe e kupton mirë panoramën politike”.

Çifti nisën të shoqëroheshn pak pas ndarjes së Don Jr. me ish-gruan Vanessa, pas 12 vjet martese. Don Jr. me ish-gruan kanë pesë fëmijë së bashku. Ata duket se kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë dhe janë parë disa herë duke dalë për drekë bashkë me fëmijët. Ndërsa Kimberly ka vetëm një djalë – Ronan – me ish-bashkëshortin Eric Villency, me të cilin ishte e martuar në vitet 2006-2009. Ajo ka qenë më parë e martuar me Gavin Newsom, aktualisht guvernatori i California. Donald Trump Jr. and Kimnerly Guilfoyle janë të fejuar, raportonte sot rrjeti britanik DailyMail

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME