Categories Lajme

Foto e dokumenta, drejtori i Spitalit të Laçit përdor karburantin e institucionit për mjetin e tij

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e “Boldnews.al” dëshmon për një situatë sa abuzive, aq edhe qesharake, ku në qendër të saj është drejtori i Spitalit të Laçit, Venedik Qallo.

Spitali i Laçit ka pezulluar aktivitetin e tij, pas tërmetit të 26 Nëntorit. Por, kjo situatë nuk e ka penguar drejtorin Qallo që karburantin, e destinuar për gjeneratorin e institucionit, ta shfrytëzojë për automjetin e tij privat. Denoncimi, i shoqëruar me dokumentacionin përkatës, duket se është një nga ato rastet tipike, kur drejtorët e “Rilindjes” sillen si anëtarë të grupimit “Kap Çfarë të Kapësh”, shprehje të cilën kryeministri e ka shumë për zemër. E, duke mbetur tek shefi i Qeverisë, denoncuesi deklaron se, për këtë rast skandaloz, ka informuar edhe Edi Ramën, por prej tij nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në 7 Dhjetor 2019, kompania e karburanit i dërgon njoftim Spitalit të Laçit për shpenzimin e kryer me kartën e kreditit të institucionit, për blerje karburanit, në sasinë 25 litra, me vlerë rreth 4500 lekë të reja. Ky shpenzim, si rregull, kryhet për blerjen e naftës për gjeneratorin e Spitalit. Por, duke qenë se institucioni shëndetësor nuk po kryen aktivitet në godinën e tij, si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të 26 Nëntorit, rrjedhimisht, as gjeneratori i tij nuk mund të jetë në punë.

Nën këtë pikëpyetje, denoncuesi ka dërguar pranë redaksisë së “Boldnews.al” disa të dhëna të tjera, përfshirë edhe foto, ku forcohen dyshimet se karburanti i blerë për Spitalin, në fakt ka përfunduar në serbatorin e automjetit privat të drejtorit. Denoncuesi i mbështet të dhënat e tij në disa fakte të thjeshta- spitali i Laçit është informuar nga kompania e karburantit se, nga karta e kreditit të institucionit, është realizuar një blerje prej 25 litra naftë, në datë 7 Dhjetor 2019, ora 9.33.

Në të njëjtin moment, pra, në të njëjtën orë dhe në të njëjtën datë, sipas kamerave të sigurisë së pikës së karburanit, aty është furnizuar automjeti privat i drejtorit të Spitalit të Laçit, Venedik Qallo. Automjeti, sipas fotove të siguruara nga denoncuesi, është një Mercedez Benz, me targa AA898IU, i cili identifikohet si pronë e drejtorit Qallo nga qytetari që ka përcjellë denoncimin pranë “Boldnews.al”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME