Categories Lajme

Si dallohen lodrat e rrezikshme, inspektorët: Prindërit duhet të shikojnë etiketimin

Inspektoriatet shtetërore kanë gjetur në tregje një sasi të madhe lodrash me përbërës të rrezikshme për fëmijët. “Janë çuar për ekzaminim 42 kampione, rreth 80% e tyre kanë dalë problematikë pjesa më e madhe përsa i përket elementëve kimikë. Kemi lodra me përmbajte të lartë të pallateve që është një element i ndaluar tek lodrat. Ky element sjell pasoja serioze tek riprodhimi i fëmijëve”, shprehet Julian Llupo.

Prindërit para së të blejnë një lodër duhet të lexojnë etiketimin e saj. Por në vendin tonë pothuajse është e pamundur të gjesh etiketa në gjuhën shqipe. Sikur të mos mjaftonte kjo, prodhuesi kineze logon e tij të markimit e ka të ngjashme me atë të bashkimit Europian dhe kjo nuk është bërë pa qellim. Gazetarja: Më fal sit a dalloi unë nëse një lodër është cilësor?

Shitësja: po ja merr këto origjinalet, ajo e madhja që kenë dorë nuk është e mirë. “Është vendosur një material ngjitës mbimarkimin dhe elementët e tjerë shpjegues, i cili është i ndaluar dhe nuk duhet të tregtohet. Mallrat kineze i përdorin këto lloj inicialesh që nuk janë markim , në shumë raste nënkupton “China Export|”, ka thënë Julian Llupo.

Sipas ekspertëve lodrat më pak të rrezikshme janë ato prej lëndës së drurit. Ndërkohë abuzimet më të mëdha bëhen me personazhet e filmave vizatimor, Kujdes një pjatë me portretin e Frozenit, apo Spidermanit mund të shkaktoj probleme serioze për shëndetin e fëmijës suaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME