Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini së bashku me punonjësit e institucionit që ajo drejton janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në qarkun e Tiranës.
E shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja Shahini është angazhuar personalisht për të ndihmuar familjet me ndihma ushqimore por jo vetëm. Nga ana e saj, bashkia e Tiranës ka ngritur grupet e punës për evidentimin e dëmeve dhe ka bërë planin e ndërhyrjeve urgjente.
“Ekipi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pranë familjeve të prekura nga tërmeti në Vaqarr dhe Kërrabë. Ndërkohë, bashkia e Tiranës ka evidentuar dëmet dhe po bën planin e ndërhyrjeve urgjente”, – tha Shahini.

