Categories Showbiz

(FOTO) Fifi dhe Graniti kapen ‘mat’ ku duken shumë pranë dhe të gëzuar me njëri-tjetrin

Fifi dhe Granit Cana janë dy nga ish-banorët e ‘BBV’, të cilët i shkuan afër një historie dashurie mes tyre brenda shtëpisë, por në momentin final, Graniti u tërhoq duke thënë se kishte dikë tjetër jashtë. Më pas, Fifi pati ato problemet e veta dhe për një kohë të shkurtër në distancë nga njëri-tjetri u gjendën të dy jashtë shtëpisë së ‘BBV’. Graniti u eliminua nga publiku, Fifi doli me dëshirën e saj pas problemeve nga ana mentale.

Kur ishte e ftuar në studio dhe Arbana e pyeti çfarë vendi zë modeli në jetën e saj, Fifit deklaroi se Granitin e ka shok, pavarësisht gjërave që ka parë kur ka dalë nga shtëpia. megjithëse entuziazmi për takimin jashtë me të dukej se ishte i vogël.

Në anën tjetër, Graniti deklaroi se mezi po priste ta takonte Fifin, mirëpo këngëtarja dukej se ishte e idinjuar, nga siç tha ajo disa gjëra që ishin hiperbolizuar jashtë nga Graniti.

“Graniti do jetë miku im dhe pavarësisht gjërave që kam parë kur kam dalë jashtë i nderuar Cana nga Gjakova, pavarësisht çdo gjëje që është hiperbolizu, pavarësisht çdo gjëje që ka shkaktu tensione në familjet tona, unë jam një njeri që fal”, tha ajo.

Që nga ajo natë nuk u mor vesh asgjë për të dy, por sot në festën e 2-vjetorit që organizon Top Channel, Fifi dhe Graniti janë shumë afër njëri-tjetrit dhe sic shohim nga foto duket që po ia kalojnë vërtet mirë dhe po argëtohen me njëri-tjetrin.

A janë vetëm shokë mes tyre a ka diçka më shumë, këtë nuk dimë ta themi. Por, është gjë e mirë dhe e bukur kur ish-konkurrentët në një format të tillë si ‘Big Brother’ vazhdojnë të ruajnë kontaktet me njëri-tjetrin edhe pas mbarimit të aventurës së tyre në atë spektakël.Tiranaonlajn

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME