Categories Showbiz

Oni Pustina tha shumë gjëra të rënda për të që i vënë në diskutim fitoren në ‘BBV’, reagon direkt bashkëshortja e Ilirit: Mjaft, të lutem

Oni Pustina ka akuzuar Ilir Shaqirin se është përpjekur të minimizojë përpjekjet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali, madje sipas tij ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e tyre.

Në një koment në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP”, ai shkruan se Shaqiri “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut” dhe “xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj”. Sipas tij, balerini “ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin”.

Ndër të tjera, ai ironizon duke thënë se shpreson që “Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali”. Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Leon Cino, Klajdi Selimi, Anbeta Toromani, së fundmi Klaudia Pepa janë disa nga balerinët shqiptarë që kanë korrur sukses përtej Adriatikut, kush më shumë e kush më pak.

Në një koment në Instagramin e tij – drejtuar dikujt që shkruan se Pustina është ai që ka mllef, zili dhe dashakeqësi – ky i fundit thotë: “Po të shikosh një video kur ky zotëria që ti e ke përzemër, flet me kode për mua, ndoshta do ndërroje mendim. Të përqafoj.”

Ai nuk specifikon për cilën video. Kujtojmë se Ilir Shaqiri dhe Oni Pustina kanë qenë miq më parë dhe të dy kanë qenë pjesë e televizionit italian; Oni si postier në “C’e posta per te”, rol në të cilin u shfaq edhe në “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Iliri si balerin në programe si “Buona Domenica”, “Amici”, “La Corrida”.

Në një pjesë të mirë të komenteve, vihet re se ndjekësit shkruajnë se Pustina po kërkon të marrë vëmendje. Në të njëjtin mendim është edhe bashkëshortja e Ilirit, Emanuela. “Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës. Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur dhe për shumë gjatë. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem. Sa turp.” Në një tjetër koment, Emanuela shkruan se “fatkqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë.” /Revista Anabel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME