Categories Lajme

FOTO/ Fillimisht humbi burrin, sot vdiq bashkë me vajzën, kush është piktorja që u shua në spital

Një tragjedi e pashembullt ka ndodhur në familjen Karanxha në Durrës.

30-vjeçarja Diena Karanxha ja doli që të dalë gjallë nga rrënojat e tërmetit, por ajo humbi jetën pak orë më vonë në spital. Diena Meçaj Karanxha, në mëngjes sot kishte humbur vajzën e saj 8-vjeçare, pikërisht në rrënojat e shtëpisë së tyre të shembur. Vetë gruaja, u gjet nën gërmadhat e pallatit 6-katësh në Durrës, me shenja jete. U dërgua në spital, por tani në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. 2 orë më herët RENEA kishte nxjerrë edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare, e cila kishte humbur jetën.

Familja Karanxha ka pësuar nje tragjedi të vërtete, duke qene se pak kohe me parë Diena kishte humbur bashkeshortin, ndërsa sot humbi vajzën dhe ju bashkua familjes edhe vete.

Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete. “Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME