Categories Kulture

FOTO/ Fillon aksioni për pastrimin e Syrit të Kaltër

Sezoni i ri turistik do i mirëpresë turistët vendas dhe të huaj me ambiente më të pastra. Ka filluar sot aksioni për pastrimin e Syrit të Kaltër në Sarandë, pas një situate emergjente të denoncuar në platformën e bashkëqeverisjes nga qytetarë, vizitorë dhe turistë.

Në këtë aksion pastrimi i cili u bë me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, vullnetarëve, përfaqësues të zonave të mbrojtura dhe nxënës, mori pjesë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Jemi në Syrin e Kaltër në disa pika simbol të turizmit shqiptar dhe në prag të sezonit turistik situata është realisht për t’u parë me sy kritik. Jemi këtu sot për të bërë jo vetëm një aksion pastrimi, por për të bërë edhe një rehabilitim të gjithë situatës pas ndërhyrjes së IMKT-së para disa muajsh, për ta stabilizuar atë në kuadër të sezonit të ri turistik”, tha ministri Klosi.

Ai tha se ky është vetëm fillimi, pasi ndërhyrjet do të vijojnë me përmirësimin e rrugës, për t’i hapur rrugë projektit të madh të Bankës Botërore që do ta transformojë Syrin e Kaltër në një destinacion për shumë më tepër turistë të huaj.

“Faleminderit të gjithë atyre që kanë qenë kritikë me Syrin e Kaltër gjatë gjithë kësaj kohe, atyre që kanë shkruar në platformën e Bashkëqeverisjes apo në rrjetet sociale dhe në fund të fundit kjo është edhe detyra jonë që të dëgjojmë zërin e qytetarëve, zërin dhe opinionin e tur operatorëve dhe ju garantoj që ka qenë një nga shqetësimet më të mëdha të gjithë operatorëve që funksionojnë në zonën e Sarandës”, u shpreh Klosi.

“Turistët e parë kanë filluar të vijnë në Sarandë, kroçiera e parë ka zbritur në portin e Sarandës, por situata në Syrin e Kaltër ishte lënë krejtësisht pas dore. Kjo nuk diskutohet që është një përgjegjësi e institucioneve shtetërore, atyre lokale po ashtu, por edhe një thirrje në kuadër të sezonit të ri turistik që kemi shumë më tepër nevojë përpjekjen e gjithë aktorëve dhe faktorëve, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve të kësaj zone dhe kudo që ka turistë për të pasur një Shqipëri të pastër”, tha ministri Klosi.

Ai theksoi se aksioni i pastrimit do të vijojë përgjatë gjithë muajit prill dhe maj, që sezoni i ri veror të nis me më shumë cilësi, pastërti dhe standarde, për të pritur më shume turistë./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME