Categories Kuriozitete

Foto/Gjendet kolonia e re e dallëndyshes së detit në Divjakë-Karavasta

Një koloni e re e dallëndyshes së detit ‘Glareola pratincola’ është gjetur nga vullnetarët gjatë ditëve të fundit, në skaj të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Fierit informon se nga vlerësimet paraprake, u konfirmua një numër prej së paku 70 çiftesh folezuese, megjithatë numri i saktë mund të jetë dyfish më i madh.

“Kolonia është e shtrirë në një sipërfaqe të gjerë prej rreth 100 ha dhe për inventarizimin e saktë të çifteve folezuse nevojitet një skuadër me disa specialistë dhe ndihmë. Kësisoj, vullnetarët tanë kanë kërkuar ndihmën e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri për të realizuar inventarizimin e plotë të kolonisë në bazë të protokolleve metodologjike përkatëse”, thekson ADZM në fier, ndërsa falenderojnë të dy institucionet për shprehjen me shumë entuziazëm dhe interes të gatishmërisë për të ndihmuar në këtë proces që do të realizohet së afërmi.

“Për fat të mirë, stadi i folezimit në të cilin gjendet kolonia mundëson ende inventarizimin e saj. Mosha e zogjve është e ndryshme, por në shumicën dërrmuese nuk e ka arritur stadin e zhvillimit të puplajës që u mundëson fluturimin. Të rinjtë gjithashtu, në përgjithësi, qëndronin në koloni nën kujdesin e prindërve. Këto gjetje të fundit e klasifikojnë Shqipërinë si vendin e 7 në Europë për sa i përket madhësisë së popullatës së dallëndyshes së detit.

   

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME