Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku një i moshuar është vet hedhur në rrjedhën e lumit Drino. Ngjarja u regjistrua në afërsi të Urës së Subashit në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës. Nuk dihet motivet se pse 80-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Mësohet se PMNZSH Gjirokastër, ku operacioni drejtohej nga gjeneral Pëllumb Shalarin ka shkuar në vendngjarje ku u bë i mundur shpëtimi i tij dhe transportimin drejt Spitalit Rajonal.
I moshuari Prokop Marku nga fshati Hundkuq kishte dëmtime të lehta dhe thyerje gjymtyrësh.

