Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Balkanweb” se kanë gjetur person të shtrirë në rrugë në Mamurras. Ai shprehet se burri quhet Festim Hoxhaj dhe është nga fshati Kreshtan i Fierit. Qytetari thotë se e kanë dërguar mbrëmë vonë në komisariatin e Laçit, ndërsa sot nuk është parë më në të njëjtin vend.

