Categories Lajme

FOTO-Inceneratori i Fierit përfundon në dhjetor/ Vepër publike e realizuar brenda kontratës me teknologji të avancuar

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u dha sot përgjigje të gjitha akuzave politike të bëra kundrejt inceneratorit të Fierit, duke thënë se ai është drejt përfundimit dhe brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë. Nga Fieri, Klosi theksoi se 3 vitet e para janë për t’u ndërtuar impianti, 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë dhe pas 7 vitesh do t’i kalojë bashkisë. Impianti, sipas Klosit, do të ndihmojë shumë komunitetin përreth jo vetëm nëpërmjet energjisë së prodhuar, por edhe përpunimi i mbetjeve urbane, që në përgjithësi shkakton ndotje dhe helmim, por këtu do të ndihmojë banorët në vaditje”.

“Siç e shikoni inceneratori i Fierit është në përfundim, ai nuk është një fjali dhe as blerja e një pajisje, por është një vepër e madhe publike, ku kanë përfunduar të gjithë elementët e saj. Ka përfunduar impianti i trajtimit të ujërave të mbetjeve, kanë përfunduar të gjitha landfillet, jo vetëm ato për mbetjet urbane, por edhe për hiret. Kanë përfunduar të gjithë veprat publike, ka përfunduar impianti i trajtimit të mbetjeve të riciklueshme dhe siç e shikoni, brenda muajit dhjetor, që është kontrata 3-vjeçare për të përfunduar, ky impiant përfundon”, tha Klosi.

Ministri tha se “koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vitet e para janë për të ndërtuar impiantin dhe 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë për të gjetur mënyrën e menaxhimit për të grumbulluar të gjitha mbetjet nga i gjithë qarku në këtë impiant, dhe pastaj impianti i kalon përfundimisht bashkisë.” “Siç është rasti i Elbasanit, ku impianti i kalon bashkisë dhe bashkia fillon të trajtojë dhe për shumë vite të tjera një sistem që pastron përfundimisht mbetjet urbane në vendin tonë”, tha Klosi. Qarku i Fierit, sipas tij, “është një qark turistik me shtrirje të madhe”. “Ky impiant ka sjellë risi sa i përket trajtimit ekologjik të të gjithë situatës dhe ndihmon shumë komunitetin përreth jo vetëm nëpërmjet energjisë së prodhuar, por dhe ujërat që do të trajtohen dhe është krejt ndryshe nga të tjerat”, shtoi ai.

Akuzave të PD-së se inceneratori është korruptiv, Klosi u përgjigjet duke thënë “të shikojnë veprën dhe përfitimet që do të sjellë ai në zonë”. Sipas tij, “sfida e radhës në Fier është mënyra e grumbullimit të mbetjeve urbane”. “Pasi t’i  kalojë bashkisë, do jetë një pikë moderne e grumbullimit të mbetjeve por edhe për prodhim energjie. Impianti është në fazën e tij të fundit dhe e gjithë vepra ka përfunduar. Është një vepër shumë e bukur nga pikëpamja e ndërtimit. Ju i dini problematikat e zonës dhe negociatat me banorët. Këtu kemi zgjedhur një vend të ri që është kthyer në një landfill super modern dhe shumë shpejt do të jetë real dhe i domosdoshëm”, tha Klosi.

Ministrit tha se “kjo është një vepër e madhe publike e realizuar brenda kontratës me teknologji të avancuara nga kompanitë më të mira, një vepër publike që shumë shpejt do t’i kalojë në shërbim bashkive të qarkut”. “Kur të grumbullohen të gjitha mbetjet urbane këtu, ky do të jetë një impiant që do të ketë incenerim, pra djegie të mbeturinave, por para saj do të ketë trajtim për riciklim, nga e cila do përfitojë dhe industria ricikluese”, tha Klosi. Ndërsa kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi theksoi se “askush nuk është larguar nga tokat e tij në Fier”. “10 metra më larg toka është e mbjellë. Madje avujt që do prodhojë impianti mund të përdoren per serra. Mund ta shikoni vet, filmojeni dhe mos dëgjoni ç’thonë politikanët”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME