Ylli Manjani, dhe gazetari Dritan Kaba, janë përfshirë në një debat në rrjetet sociale, pas një komenti që ka bërë ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”. Manjani në postimin e tij shkruan “jam dakort me Monikën, kur thotë se “këtë dekadë merr fund Rilindja e të këqijave dhe Rama bashkë me to.” Puna është se dekada ka 10 vite. Deri tani ka kaluar vetëm 5 ditë nga këto 10 vite… Nëse s’bëhet dot gjë më shpejt, as dekada ska ça bën hiç”.
Pas këtij statusi ka reaguar Kaba, sipas të cilit kjo do të jetë dekada e ndryshimit dhe shpresës, pas dëmeve kolosale që ka bërë Rilindja në 7 vitet e saj të qeverisjes së vendit. Manjani duke replikuar i kujton kabës se në 7 vitet e Rilindjes, 4 vite ka dhënë kontribute edhe LSI. Por Kaba ndan një tjetër mendim, duke i kujtuar Manjanit se aleanca e krijuar në 2013 ishte racionale dhe natyrale dhe se deri në 2015 reformat dhe ekonomia po njihnin përmirësime.


