Gjatë muajve të verës që lamë pas fundet me pala kanë qenë mjaft në modë, por duket se ka disa mënyra që mund t’i kombinojmë duke u dukur bukur edhe në vjeshtë. Këto lloj fundesh mund të vishen me çizme dhe gjysmëçizme pa takë, gjithashtu edhe me atlete apo balerina.
Të kombinueshme ato mund të jenë edhe gjatë mbrëmjes me këpucë me majë ose sandale me takë. Fare mirë mund të kombinohen me pulovra, me këmisha, bluza apo T-shirt sipas rastit./Opinion.al/