Kledi Kadiu është bërë baba për herë të dytë. Balerini i njohur shqiptar dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Gabriel.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Kledi në një postim në Instagram. Balerini ka publikuar një foto ku shihet dora e vogëlushit të porsalindur, ku ka shkruar: “Gabriel 29 Gusht 2021, 13:48”.