Categories Lajme

FOTO / Kon.trabanda me mallrat në Korçë, mes të a.rres.tuarve edhe ish-kreu i FRPD

Mes pesë personave të arrestuar sot në flagrancë nga policia pasi kaluan kontrabandë 4 kamionë me mallra pranë Doganës së Goricës, është dhe ish-kreu i Forumit Rinon të PD në Korçë.

Policia sqaron se Punonjësi i Doganës shtetasi Shpendi Dragolli (ish kreu i FRPD) në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetas të tjerë, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës.

Ndër të arrestuarit janë doganieri, shtetasi Shpendi Dragolli (ish kreu i FRPD), 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga të cilët 1 doganier, 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë. Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (konfeksione dhe goma mjetesh të përdorura).

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gorica”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandimit me konfeksione dhe mallra të ndaluar, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Sh.D., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë Doganës së Goricës.

Y.Rr., 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës policie me detyrë përgjegjës turni.

B.H., 54 vjeç, banues në Korçë, punonjës policie me detyrë kontrollor.

J.K., 51 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, punonjës policie me detyrë trup shërbimi, pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

A.H., 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

M.K., 35 vjeç, banues në Bilisht; N.S., 44 vjeç, banues në Liqenas; A.H., 42 vjeç; E.Z., 44 vjeç; A.P., 37 vjeç; Dh.K., 23 vjeç; M.Xh., 35 vjeç, banues në Korçë.

Punonjësi i Doganës shtetasi Shpendi Dragolli në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetasit e lartpërmendur, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen e personave të shpallur në kërkim, si edhe gjetjen dhe bllokimin e 2 mjeteve të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”.Javanews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME