Categories Kulture

FOTO/ Kruja përtej historisë, një magji e natyrës

Lear e përshkruante me të drejtë Krujën, si qyteza plot sharm mbi qiell. Përveç historisë, ajo ofron një mozaik të fshehur të natyrës.

Ajo nis me bekimin prej teqeve në Malin e Krujës, panoramën që ofron natyra, teksa ecën në kalldrëmet mesjetare, madhështinë e Parkut Kombëtar të Qafështamës, pikën panoramike të Malit të Gamtit apo Kanionet e Lumit Zezë dhe Droja.

Si mundësi për të rritur kohëgjatësinë e turistëve në Krujë, paralelisht me turizmin e kulturës, natyra ka shumë për të ofruar, duke pasur kështu një guide turistike sa më të plotë.

Për bashkinë Krujë, prioriteti mbetet turizmi natyror, deri më sot pak i promovuar, por shikohet si mundësia për një larmishmëri të paketës “VisitKruja”.

“Fakti që kemi 45 monumente kulture dhe natyrore, rreth 15 shtigje për turizmin e aventurës, liqene artificiale, gojëdhëna historike apo religjioze, një pozitë gjeografike që nis nga 50 metra mbi nivelin e detit e deri në 1723 me Majën e Liqenit, të gjitha periudhat historike kanë shenjë në Kruje, nga antikiteti, mesjeta e hershme apo e vonë, Heroin Kombëtar, Kryeministër, destinacionin e Mbretit Zog, shpella fantastike me plot legjenda ku fshihen thesaret, ura dhe kalldrëme mesjetare, janë gjithë çfarë na duhet për sfidën tonë 1 milion turistë”, shprehet Drini Masha. përgjegjës i turizmit në Krujë.

Aktualisht, bashkia Krujë dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po bashkëpunojnë për strategjinë e “Kruja Outdoor” e cila lidh produktet lokale me tregun turistik, duke plotësuar kështu turizmin e kulturës, ky i fundit nga viti në vit rritet nga 15%-20%

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME