Categories Lajme

FOTO/ Kush është shqiptari që tentoi t`i fuste emigrantët në Britaninë e Madhe

Mediat britanike janë fokusuar në trafikun e emigrantëve që synojnë kalimin në ishull nëpërmjet mënyrave ilegale, kryesisht duke përdorur kamionë që nisen nga Belgjika apo Holanda. Pas tragjedisë ku 39 emigrantë u gjetën të ngrirë në një kamion frigoriferik, mediat britanike kanë nisur investigimet mbi individët apo grupet kri minale që trafikojnë njerëz.

The Mail on Sunday raporton për bisedën që një reportere, e cila shtirej si emigrante, që kërkonte të hynte në Britaninë e Madhe ka zhvilluar me një shqiptar të quajtur Kastrijot Ahmati. Shqiptari i dha gazetares dy mënyra ilegale se si mund të kalonte kufirin. Ose duke përdorur dokumente false, ose nëpërmjet një kamioni që niset nga Belgjika.

Në rastin e parë, gruaja duhet të paguante 17 mijë paund, por nëse zgjidhte kamionin pagesa zbriste në 14 mijë paund. Kur gazetarja i tha shqiptarit me pseudonimin ‘Kace Kace’ se ndihej e frikësuar për shkak të tragjedisë së fundit, ai i është përgjigjur: “Është çështje fati. Kështu kemi ardhur të gjithë”.

Kastrijot Ahmati mendohet se është edhe një prej administratorëve të grupit ‘Albanians in London’, një faqe në ‘Facebook’ që sipas The Mail on Sunday, koordinon kalimin ilegal të shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

Ahmati është vënë në dijeni të kurthit të ngritur nga gazetarët, dhe ai ka mbyllur menjëherë llogarinë e tij në rrjetet sociale. Metropolitan Police ka tashmë në dorë të gjitha bisedat e zhvilluara midis Kastrijot Ahmati dhe gazetares.The Daily Mail thotë se ai është shqiptar, emrin e vërtetë e ka Kastrijot Ahmati dhe jeton në Walthamstow, në Londrën Veri-Lindore.

Ai pretendon se dhe vetë ka hyrë në mënyrë të paligjshme në vend pjesën e pasme të një kamioni. Ahmati reklamoi shërbimet e tij dhe postoi numrin e vet të celularit në Facebook të quajtur “Shqiptarët në Londër”, e cila ka më shumë se 16,000 ndjekës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME