Categories Sport

FOTO/ Lorik Cana baba për herë të dytë

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, e cila ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me babain e lumtur, ish-kapitenin e Kombëtares Shqiptare.

Monica është në pritje të ëmbël dhe nga fotoja që ka publikuar me barkun e rrumbullakosur, ka zbuluar se së shpejti familja Cana do të shtohet me një anëtar të ri.

Loriku dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Bojken dhe ata e kanë vërtetuar gjithmonë se janë mjaft të dedikuar ndaj tij.

Të gjithë kohën e lirë ish-kapiteni ja dedikon vogëlushit dhe me siguri edhe me fëmijën tjetër do të jetë po kaq i përkushtuar si baba. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por bashkëshortja e tij është shprehur se këtë herë dëshiron të ketë një vajzë, madje edhe ta pagëzojë me emrin Enkelejda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME