Categories Showbiz

FOTO/ Pak kohë pas divorcit, Rudina Dembacaj ‘ribashkohet’ me Aleksin

Jeta private e aktores dhe moderatores, Rudina Dembacajt muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Prej kohësh qarkullonin lajmë se ajo ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj. Lajme që më vonë u konfirmuan edhe nga vetë Rudina. Aktorja e pranoi publikisht se ajo dhe bashkëshorti, Aleksi po divorcoheshin. Por edhe pse të ndarë ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë pasi ata kanë një vajzë të mrekullueshme, Viktorian. Ditën e djeshme Rudina dhe Aleksi janë ribashkuar për arsyen më të rëndësishme sepse vogëlushja e tyre, Viktoria feston ditëlindjen. Ata kanë postuar të njëjtën foto në rrjetet sociale.

Të tre, si një familje kanë realizuar një foto të mrekullueshme. Viktoria shfaqet e veshur me fustan si princeshë ndërsa mami dhe babi i dhurojnë nga një puthje. Foton Rudina e ka postuar në Instagram me një dedikim emocionues. “Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote e vetmja gjë qe nuk do të mungoje kurrë është dashuria. Të duam shume!!!”- shkruan ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME