Categories Lajme

Foto: Plisat fillojnë grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë përmes një postimi në faqen zyrtare, grupi i tifozëve Plisat e ka filluar grumbullimin e ushqimeve dhe veshmbathjeve, që sot në orën 15:00 do të dërgohen në Shqipëri në ndihmë të të prekurve nga tërmetet. 13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë. Sipas Emergjencave Civile, një person humbi jetën pasi u hodh nga banesa nga paniku, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Po ashtu është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtese të një pallati në Durrës, raporton Gazeta Express.

Grupi i tifozëve të Prishtinës, Plisat, kishin njoftuar përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook se janë duke grumbulluar ushqim dhe veshmbathje për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, përderisa në orën 15:00 do të nisen për atje.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkangjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e Plisave, të cilët vazhdimisht shkojnë në stadiume në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë.

“Plisat po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njëjtat do të nisen sot në ora 15:00 për në Shqipëri. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni duke sjellur ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit është në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti”.

Thirrja e Plisave mori përgjigje dhe tashmë ka filluar grumbullimi i ndihmave për Shqipërinë në shesh. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME