Categories Lajme

Kishte prerë biletën për të takuar të dashurën, të riut i pritet jeta nën gërmadhat e “Vilës Palma” bashkë me të atin, gjyshi vdes nga dhimbja

Nuk ndalen fatkeqësitë që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm, i cili sot tronditi masivisht të gjithë Shqipërinë. “JOQ”, shkruan se me anë të mesazheve të mbërritura në redaksi ka mësuar se babë e bir që ndodheshin brenda hotelit “Vila Palma” kanë ndërruar jetë. E njëjta medie shkruan gjithashtu se edhe gjyshi ka ndërruar jetë nga dhimbja në momentin që ka marrë vesh për tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Ndër të tjera bëhet me dije se djali që ka ndërruar sot jetë, kishte prerë biletën dhe do të takonte të dashurën e tij, por fatkeqësisht ky rrugëtim i është prerë në mes. JOQ shkruan gjithashtu se pronarët e këtij hoteli janë shefja e Urbanistikës së Kavajës, Dëshira Qato, bashkëshorti i saj Arben Qato.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME