Categories Lajme

FOTO/ ‘Po bënte manovra në autostradë’, reperi Finem përplas dy “X5” nga pakujdesia, pamje nga aksidenti

Reperi i njohur shqiptar, Finem është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa reperi, i cili drejtonte një automjet tip “BMW X5”, me ngjyrë të bardhë.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e JOQ Albania, ku jep dhe detaje se si ka ndodhur aksidenti.

Sipas mesazhdërguesit, reperi ka bërë disa manovra në autostradë, por ky veprim i ka bërë “gjëmën”, pasi ka përplasur dy automjete të tjera tip “BMW X5.

Qytetari thekson se të tre automjetet kanë pësuar dëmtime, ndërsa thekson se reperi u largua pas aksidentit.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq ky reperi tirones Finem, aksident ne autastraden Tirane durres. Me duket se nje pasagjer shoku i tij i shendoshe pak i tronditur kurse ai Finemi, Iku Direkt Ai finemi duke be manovra,u ngul.

Ai i ra makinave dhe ato u demtuan te treja. Tre x5, e bardh e kuqe dhe nje kafe.”

Reperi Finem njihet për disa hite të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, si “Benzi” apo “K.P.T”.

/JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME