Priam Hotel Luxury Resort me 5 yje ka hapur mbrëmjen e djeshme dyert me një inagurim madhështor janë pritur të gjithë të ftuarit në këtë mbrëmje. Ne këtë ceremoni ishin present shume të ftuar, ministry i turizmit Blendi Klosi , autoritete më të larta të pushtetit deputet si dhe të ardhur nga Tirana e Kosova. Fjalën e hapjes së ceremonis e mbajti administrator i këtij resorti Ardian Kollozi , ju uroi mirëseardhjen të ftuarëve, por krahë tij nuk mungoi as fjala e ministrit të turizmit Blendi Klosi .
I vendosur në një nga zonat më të bukura të bregdetit të Vlorës në zonën e njohur si Lungomare 2 PRIAM HOTEL LUXURY RESORT me 5 yje e kthyer tashmë në një brend ofron jo vetëm kushtet më të mira të akomodimit , standartin e kërkuar , por edhe një shërbim të kualifikuar profesional .Tashmë Priam Hotel Luxury resort është gati të mirpres turistët nga e gjithë bota në hotelin me 5 yje në Vlorë. ”