Categories Lajme

FOTO\ “Rrethi i kujtesës”, në Promenade Gallery, në qytetin e Vlorës me kurator artistin Artan Shabani

Deputetja nga Vlora Teuta Rramaj ka mar pjesë në ekspozitën vetjake të artistit Vasiliev Nini “Rrethi i kujtesës”, në Promenade Gallery, në qytetin e Vlorës me kurator artistin Artan Shabani.

Ja cfarë shkruan ajo në faqen e saj FB.

Mbrëmjen e djeshme pata kënaqësinë të marr pjesë në ekspozitën vetjake të artistit Vasiliev Nini “Rrethi i kujtesës”, në Promenade Gallery, në qytetin e Vlorës me kurator artistin Artan Shabani. Ndërrthurja e bukur e historisë dhe artit është një frymëzim jo vetëm për punën e shkëlqyer të zotit Nini, por dhe një promovim i vlerave dhe kulturës tonë në botë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artdashësit vlonjatë dhe jo vetëm deri më datë 11 janar 2022 dhe parashikon edhe një bashkëbisedim ndermjet kuratorit, artistit dhe publikut.

Vasiliev Nini (1954) është skulptor shqiptar i lindur në Gjirokastër, me banim në Columbus, Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 2002.

Artisti Nini ka punuar si lektor dhe pedagog i arteve figurative në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe ka vijuar profesionin privatisht me klasa studentësh në Omaha, Nebraska USA. Disa nga veprat e tij janë pjesë e koleksionit mbretëror të ish Mbretëreshës Beatrix e Hollandës. Një nga veprat e tij më popullore është shtatorja e Nënë Terezës e vendosur në Klinë të Kosovës, me porosi të Komunitetit shqiptaro-amerikan, shtatorja e saj është e vendosur edhe në qytetet amerikane Detroit dhe New York.

Po aq e mirënjohur është gjithashtu miniatura e ish Presidentit Barack Obama realizuar nga autori në vitin 2009.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME