Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë është shembur dheu afër një punishteje ku po ndërtohet një objekt. Qytetarët kanë thënë se madhësia e gropës shkon deri në shtatë metra e gjatë dhe më shumë se një metër e gjerë. Veturat që kishin qenë të parkuara kanë rënë në hendek. Në mediat kosovare janë publikuar pamjet e shembjes së dheut.
Categories
Lajme