Categories Lajme

Prostituta ‘online’: E gjeta punën me gazetë, zhvishesha para kameras…

Nëntë vajza u vendosën nën gjykim para gjyqtarëve të kryeqytetit për çështje prostitucioni. Gjykata e Tiranës mori dëshmitë e tyre se si ato përdornin një banesë në kryeqytet, duke ofruar shërbime online, mes të cilave shpjeguan se si klientë të ndryshëm ju kërkonin veprime të ndryshme kryesisht të mbanin në fytyrë maska, por edhe të përdornin kamzhikë e zinxhirë.

Madje, njëra prej tyre për shkak të stresit që kishte kaluar në atë kohë kishte nisur të kurohej me xanax përmendet në dosjen që Gazeta “Si” disponon. Bazuar në hapjen e gjykimit që u krye në gjykatë, në fashikull përmendet se ndaj të akuzuarave është ngritur akuza e ushtrimit të prostitucionit.

E akuzuara e parë e kishte emrin online Artemisa. Ajo ofronte shërbime me natyrë seksuale përmes internetit thotë prokuroria. Për këtë qëllim ajo rekrutoi të akuzuarat e tjera me emrat Irena, Klea, Kristina, Jonida, Elvana, Entela, Ejona dhe Xhesi. Për gjetjen e tyre rekrutuesja bëri njoftim në gazetë dhe pas pranimit ato hynin në faqen Jasemin ku kontaktonin me meshkuj të ndryshëm për shërbime seksuale online.

Qendra Jasemin.com thotë prokuroria gjendet në Luksemburg, por ajo ju hapte karta për pagesën e punës në payaner dhe firs choise.

Njëra nga vajzat me pseudonimin Niki tregoi në gjykatë:

“Punova shtatë-tetë muaj në chat, vajza kryesore më tregoi se çfarë pune do të bëja, të zhvishesha para kameras, të zotëroja gjuhën angleze. Rroga më shkonte 40 deri në 50 mijë lekë në muaj (të reja)”.

Prokuroria tha se përpos 51 lodrave seksuale të gjetura në apartament, ku kompjuterët ishin ndarë me perde nga njëri-tjetri, janë sekuestruar edhe komunikimet chat live.

Vajza tjetër shpjegon se pasi kishte parë njoftimin në gazetë ku thuhej se kishin nevojë për operatore, kishte aplikuar menjëherë.

“U prezantova me vajzën që kishte lënë numrin në gazetë, quhej Laura. Kur u takuam në kafe pranova, se isha pa punë, shkuam menjëherë te shtëpia dhe aty pashë vajza të tjera të zhveshura para kompjuterit”.

Vajza shton se ka duruar vetëm dy muaj në këtë punë dhe se pagesa shtohej në varësi të aftësisë për të mbajtur klientin online. “Në chat quhesha Klara dhe bëja çfarë kërkonte personi në anën tjetër. Ata ishin të vetmuar, në apartament kishim sandale me taka shumë të larta, zinxhirë e objekte seksuale si te filmi “50 Hijet e Greyt”.

Vajza tregoi se pas kësaj pune, ajo kishte vazhduar jetën dhe thotë: “Jam martuar dhe askush nuk e di në familjen time çfarë pune bëja, ata ende mendojnë se punoja në call center”. /Gazeta Si/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME