Categories Politike

Presidenti Meta: Mos u merrni me Francën e Holandën, lexoni raportin e “Doing Business”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vijim të intervistës që ka dhënë ditën e sotme ka deklaruar “Të mos merremi fare as me Francën, as me Holandën, as me BE-në. Le të merremi me një fakt tepër konkret. Raporti i fundit i Bankës Botërore “Doing Business”, pra për mundësitë për të bërë biznes në një vend, e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, pra të përkeqësuar, sesa një vit më parë”.

Sipas tij para se qeveria të ndërmarrë një fushatë demonizuese ndaj Francës, Holandës apo vendeve të tjera skeptike të BE-së që nuk pranuan hapjen e negociatave me Shqipërinë, duhet të ndalet tek ky raport i “Doing Business”.

Raporti i fundit të “Doing Business” e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, në krahasim me një vit më parë.

Por të mos merremi fare as me Francën, as me Holandën, as me BE-në. Le të merremi me një fakt tepër konkret. Raporti i fundit i Bankës Botërore “Doing Business”, pra për mundësitë për të bërë biznes në një vend, e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, pra të përkeqësuar, sesa një vit më parë Maqedonia e Veriut është e 17-ta në botë, Shqipëria është e 82-ta dhe Kosova e 57-ta. Pse një vend si Maqedonia e Veriut, që nuk ka akses në det, nuk ka akses në porte, që ka pasur dhe probleme që së fundmi i ka zgjidhur me Greqinë apo me fqinjët e tjerë, apo Kosova gjithashtu që është në një pozitë jo shumë të favorshme, të kenë një renditje shumë herë më të mirë sesa Shqipëria?

Përse Shqipëria që ka disa avantazhe të jashtëzakonshme, nuk ka probleme me fqinjët, ka një akses të jashtëzakonshëm në det, ka portet, ka çdo gjë tjetër, të jetë një këtë situatë kaq të rëndë? Sepse në fund fare kjo i thotë të gjitha, çdo gjë tjetër që mund të themi ne apo mund të thotë dikush tjetër, mund të konsiderohet edhe si një qëndrim politik, dashamirës apo dashakeqës. Por, fakti është që pozita e Shqipërisë është përkeqësuar në raport me një vit më parë me 19 vende dhe kjo është tërësisht e papranueshme”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME