Njerëz më skam ta frikshme kanë “pushtuar” kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, pasi sapo ka nisur një natë e “çmendur” e festës së “Halloween”-it, e cila pritet të arrijë kulimin rreth mesnatës.
‘Halloween’-i është një festë pagane, që festohet në mbarë botën dhe simbolizon kujtimin e të vdekurve apo edhe largimin e shpirtrave.
Prandaj në 31 tetor të gjithë të maskuar në forma të ndryshme, nëpërmjet veshjes duan të ‘përcjellin frikë’ ose të shfaqen paksa më çuditshëm se në një ditë të zakonshme.
Edhe në Shqipëri vitet e fundit, ‘Halloween’-i është kthyer në një trend dhe të gjithë e presin në mënyra të ndryshme këtë ditë. Por sot duket se të rinjtë shqiptarë kanë nxjerrë të gjithë në pah kreativitetin e tyre me veshjet për këtë festë.
Një pjesë e madhe kanë vendosur të vishen me kostumet e heronjve të njohur të filmave vizatimorë, ndërsa disa të tjerë thjesht kanë zgjedhur të maskohen në fytyrë dhe janë derdhur rrugëve të kryeqytetit shqiptar, në kërkim të lokalit të zgjedhur për të festuar.
Më poshtë do të keni mundësinë të shikoni disa fotografi se si janë veshur sonte qytetarët e Tiranës.
