Zona e Stëblevës në Librazhd si pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë dhe atraksion turistik në çdo stinë. Vitet e fundit është investuar për përmirësimin e shërbimeve publike në këtë zonë, si përsa i përket rrjetit të energjisë elektrike, qendra shëndetësore, shkolla etj.
Por përfundimi i rrugës që e lidh me Librazhdin mbetet një problem ky për banorët, por edhe për turistët që nuk janë të paktë. Sipas planifikimit mes ARRSH dhe FSHZH pritet që aslfaltimi i rrugës të fillojë brenda këtij viti.
Projekti i Autoritetit Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit parashikon shtrimin me asfalt të rrugës Librazhd-Stëblevë brenda viti 2020.
Kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla, i shoqëruar edhe nga drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho dhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra zhvilloi një takim me banorë të kësaj zone, ku theksoi se “zona e Stëblevës në Librazhd si pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë dhe atraksion turistik në çdo stinë”.
“Vitet e fundit është investuar për përmirësimin e shërbimeve publike në këtë zonë, si për sa i përket rrjetit të energjisë elektrike, qendra shëndetësore, shkolla etj. Por përfundimi i rrugës që e lidh me Librazhdin mbetet një problem ky për banorët, por edhe për turistët që nuk janë të paktë. Sipas planifikimit mes ARRSH dhe FSHZH pritet që aslfaltimi i rrugës të fillojë brenda këtij viti”, deklaroi Balla.
Ai sqaroi se “projekti i Autoritetit Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit parashikon shtrimin e rrugës deri në Stëblevë, ndërsa falë këtij bashkëpunimi rruga do të shkojë drejt përfundimit si dhe ju kërkoj mirëkuptimin e banorëve duhet të kuptojmë që viti 2020 është një vit i vështirë për sa i përket financave sepse tërmeti i 26 Nëntorit ka kërkuar që vëmendja jonë shkojë për rindërtimin”.
Nga ana e tij, Drejtori i ARRSH-së, i ndodhur për herë të parë në këtë zonë nuk e fshehu kënaqësinë para bukurive natyrore ndërsa u shpjegoi banorëve detajet teknike të bashkëpunimit me FZHR për investimin në këtë rrugë.
Ndërsa kryetari i Bashkisë vuri në dukje edhe investime të tjera, sidomos atë të OSHEE për rrjetin e ri të shpërndarjes së energjisë elektrike i cili tani shtrihet deri në fshatin më të largët.

