Categories Kulture

FOTO/ Trupa shqiptaro-ruse në Tiranë për skenën e fundit të filmit të bazuar në historitë e dashurive të Kadaresë

Historitë e dashurive shqiptaro-ruse të shkruara nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, do të vijnë në një film të jashtëzakonshëm nën regjinë e Juri Arabov. Bëhet fjalë për histori të jetuara, të ndjera e të rrëfyera për të gjithë në librin “Sorkadhet e trembura”, të kthyera tashmë në një projekt kinematografik, i cili së shpejti do vij për publikun. Pas disa ditësh xhirimesh në Gjirokastër, e gjithë trupa shqiptaro-ruse zbriti në Tiranë për të bërë skenën e fundit. Filmi me skenar të shkrimtarit Ismail Kadare dhe një kast aktorësh të zgjedhur, do të nisë një fazë të re, atë të postproduksionit.

“Pas disa ditësh xhirimesh në Gjirokastër, e gjithë trupa shqiptaro-ruse zbriti në Tiranë për çak-un e fundit. Filmi me skenar të shkrimtarit Ismail Kadare dhe një kast aktorësh të zgjedhur, do të nisë një fazë të re, atë të postproduksionit. E kënaqur që mbërritëm deri këtu dhe që përmes një filmi artistik të rrëfejmë jo vetëm një histori dashurie mes dy të rinjsh, por marrëdhëniet mes dy shtetesh, nga vëllazëria në armiqësi”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti. Regjisori e skenaristi Juri Arabov shprehet se ndihet i trishtuar se po mbarojnë xhirimet e filmit dhe shpreson se do dal një film i mirë. “Jam pak i trishtuar”, thotë regjisori e skenaristi Juri Arabov. E teksa të kaplon shqetësimi se mos diçka nuk ka shkuar mirë, shton se, “jam i trishtuar se po mbarojnë xhirimet, por shpresoj që do të dalë një film i mirë”. /a.a/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME