Categories Lajme

FOTO/ Turistë spanjollë vizitojnë Parkun Divjakë-Karavasta

Jo vetëm në stinën e verës, ku ujërat e pastra të Adriatikut lagin rërën e kristaltë dhe brigjet pyjore të pishave, por edhe në stinët e tjera të vitit kur nuk bëhet plazh, vizitorët dhe turistët e huaj nuk mungojnë në Divjakën me një peizazh tërheqës dhe një faunë të veçantë për t’u vëzhguar. Në këto ditë të ftohta dimri Divjaka vijon të tërheqë vizitorë vendas e të huaj, të cilët bëhen kureshtarë jo vetëm për natyrën dhe faunën e rrallë, por edhe për gjurmët historike.

Gjatë fundjavës një grup turistësh nga Spanja vizituan parkun duke u njohur me vlerat e tij. Turistët e huaj u befasuan nga natyra, flora dhe fauna e rrallë, por edhe nga mikpritja dhe kulinaria vendase. Produktet e shumta bujqësore, blegtorale, shërbimet në hoteleri apo banesat private, janë një vlerë e shtuar në ekonominë familjare të komunitetit. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve lagunore tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.

Me një kullë panoramike, varka për të shëtitur vijë ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe me larmishmëri shpendësh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, që përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore. Parku është shpallur si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME