Categories Lajme

FOTO-VIDEO\ Banorët e lagjes 24 “Maji” në Vlorë ankohen për rrugën

 Edhe xhungla nuk është kështu. Këtu as ambulanca nuk hyn. Po ku do shkojë ku do mbytet. Të sëmurët i nxjerrim nga soda si Magelani”, kështu e përshkruajnë rrugën që u kalon pranë shtëpive, banorët e lagjes 24 “Maji” në Vlorë. E ndodhur në periferi të qytetit bregdetar 500 familje çdo dimër përballen me këtë situatë. Gropat janë në të gjithë gjatësinë e rrugës. Në pjesë të ndryshme kalimi është gati i pamundur, ndërsa mjetet duhet të kenë shumë kujdes. Bëhet  fjalë për një segment rrugor jo më shumë se 650 metra për të cilin nuk është investuar asnjëherë.

Vetëm 6 vite më parë është bërë një trotuar i vogël i cili është dëmtuar aktualisht. Edhe për atë janë të pakënaqur. “Edhe për këtë që u dha njëfarë gëzimi, u morën paratë dhe ja si është”, u shpreh një banor. Banorët thonë se detyrimet nuk i kanë lënë asnjëherë papaguar.  “Taksat tona paguhen muaj për muaj. Ne nuk kemi as pastrim, as ndriçim, as rrugë dhe asgjë”, thotë ai. Nuk iu intereson partia, por duan investime. “Të jetë ç’të dojë edhe kriminal të jetë mjafton të më bëjë rrugën”, tha një tjetër banor. Banorët thanë se në këtë zone nuk është investuar prej 25 vitesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME