Categories Lajme

Foto/Video/ Përplasje mes banorëve dhe punonjësve të IKMT-së në Radhimë

Përplasje mes banorëve, pronarëve të objekteve në Rradhimë dhe IKMT e policisë. Ka nisur si protestë paqësore e zhvilluar në qendër të Orikumit, nga banorë të Rradhimës ,tragjasit dhe Orikumit,kontestimi i banorëve për prishjet që po kryhen në bregdet,ndërsa kanë parashtruar edhe një kërkesë me pikat e tyre,duke kërkuar mbi të gjitha degjesë publike dhe njohjen e projektit. Banorët kanë theksuar gjatë protestës se pronat e tyre në bregdet po i grabiten nga oligarkët të caktuar, ndërsa protesta e tyre do të përshkallëzohet , nëse pas një afati 30 ditor ,kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë. Në momentet ,kur protesta paqësore në qendër të Orikumit ,ka përfunduar, banorët i janë drejtuar bregdetit të Rradhimës,me informacionin që IKMT vijonte prishjet e objekteve në zonë. Në momentet e para banorët kanë kërkuar largimin e mjeteve dhe punonjësve të IKMT,ndërsa gjithcka është përshkallëzuar në rreth 20 minuta,me përpasje të banorëve dhe punonjësve të IKMT, por edhe policisë. Eshtë dashur ndërhyrja e kësaj të fundit për të qetësuar sadopak situatën,por irritimi i banorëve ka vijuar deri  në largimin e mjeteve dhe punonjësve të IKMT. Përpasje deri edhe goditje të mjetit të IKMT nga banorë të irrituar duke deklaruar sërish se po u grabiten pronat. Aksioni i IKMT në bregdetin e Vlorës,RradhimË dhe deri në Orikum,ka nisur prej fillimit të muajit shtator,me 60 objekte të parashikuara për tu shembur në fazën e parë të ndërhyrjes së IKMT. Bëhet fjalë në fazën e parë të ndërhyrjes për objekte si beach bar,apo mole dhe shtesa në zonën e bregdetit të Rradhimës dhe Orikumit,aksion,ky i kundërshtuar prej fillimit nga banorë të zonës dhe pronarë të objekteve .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME