Categories Lajme

‘U martova pasi punova si p.rosti.tutë’, e reja tregon tmerrin: Kishim lodra s ek*i si te “50 Hijet e Grayt” (EMRAT e VAJZAVE)

Nëntë vajza u vendosën nën gjykim para gjyqtarëve të kryeqytetit për çështje prostitucioni. Gjykata e Tiranës mori dëshmitë e tyre se si ato përdornin një banesë në kryeqytet, duke ofruar shërbime online, mes të cilave shpjeguan se si klientë të ndryshëm ju kërkonin veprime të ndryshme kryesisht të mbanin në fytyrë maska, por edhe të përdornin kamzhikë e zinxhirë.

Madje, njëra prej tyre për shkak të stresit që kishte kaluar në atë kohë kishte nisur të kurohej me xanax përmendet në dosjen që Gazeta “Si” disponon.Bazuar në hapjen e gjykimit që u krye në gjykatë, në fashikull përmendet se ndaj të akuzuarave është ngritur akuza e ushtrimit të prostitucionit. E akuzuara e parë e kishte emrin online Artemisa. Ajo ofronte shërbime me natyrë seksuale përmes internetit thotë prokuroria. Për këtë qëllim ajo rekrutoi të akuzuarat e tjera me emrat Irena, Klea, Kristina, Jonida, Elvana, Entela, Ejona dhe Xhesi. Për gjetjen e tyre rekrutuesja bëri njoftim në gazetë dhe pas pranimit ato hynin në faqen Jasemin ku kontaktonin me meshkuj të ndryshëm për shërbime seksuale online. Qendra Jasemin.com thotë prokuroria gjendet në Luksemburg, por ajo ju hapte karta për pagesën e punës në payaner dhe firs choise.

Njëra nga vajzat me pseudonimin Niki tregoi në gjykatë:

“Punova shtatë-tetë muaj në chat, vajza kryesore më tregoi se çfarë pune do të bëja, të zhvishesha para kameras, të zotëroja gjuhën angleze. Rroga më shkonte 40 deri në 50 mijë lekë në muaj (të reja)”.Prokuroria tha se përpos 51 lodrave seksuale të gjetura në apartament, ku kompjuterët ishin ndarë me perde nga njëri-tjetri, janë sekuestruar edhe komunikimet chat live. Vajza tjetër shpjegon se pasi kishte parë njoftimin në gazetë ku thuhej se kishin nevojë për operatore, kishte aplikuar menjëherë. “U prezantova me vajzën që kishte lënë numrin në gazetë, quhej Laura. Kur u takuam në kafe pranova, se isha pa punë, shkuam menjëherë te shtëpia dhe aty pashë vajza të tjera të zhveshura para kompjuterit”.

Vajza shton se ka duruar vetëm dy muaj në këtë punë dhe se pagesa shtohej në varësi të aftësisë për të mbajtur klientin online. “Në chat quhesha Klara dhe bëja çfarë kërkonte personi në anën tjetër. Ata ishin të vetmuar, në apartament kishim sandale me taka shumë të larta, zinxhirë e objekte seksuale si te filmi “50 Hijet e Greyt”.Vajza tregoi se pas kësaj pune, ajo kishte vazhduar jetën dhe thotë: “Jam martuar dhe askush nuk e di në familjen time çfarë pune bëja, ata ende mendojnë se punoja në call center”. /Gazeta Si

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME