Categories Lajme

Qafë Thanë/ Tentuan të kalonin nëntëmbëdhjetë klandestinë drejt Maqedonisë, prangosen pesë të rinj

Policia e Korçës dhe ajo e Pogradecit kanë arrestuar pesë persona dhe një e kanë shpallur në kërkim, pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të kalonin përtej kufirit nëntëmbëdhjetë klandestinë, kundrejt një pagese prej 1 mijë deri në 1500 euro.

Njoftimi i Policisë: Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor, i koduar “Klandestinët” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera. Kapen duke transportuar 19 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Korçë, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku falë veprimeve të mirëorganizuara kanë goditur dy raste, të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
• E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.
• M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.
Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi:
• E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volkswagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili.Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 298/3, 242 e 25, si edhe 298/2 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit

Një 67-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Gjatë kontrollit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dobra u vra për prishje të pazareve të drogës në Gjermani? Babai i 23-vjeçarit: Ja çfarë më tha në bisedën e fundit

Rifat Dobra, babai i Renis Dobrës të vrarë mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat, u shpreh se është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit, pranga 22-vjeçarit në Sarandë

Një 22-vjeçar banues në Francë ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po drejtonte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë. Gjyshi i të ndjerës: Thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia!

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim…

LEXO ME SHUME