Vlorë Paraprake – Rreth orës 11:00, në lagjen “Partizani” në rrugën e spitalit, shtetasi H.F., 23 vjeç, banues në Vlorë duke drejtuar motorrin tip “Dayang” ka goditur aksidentalisht shtetasin L.M., 72 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë 72 vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave. Personi i aksidentuar tek rruga e spitalit quhet Lirim Mataj

