Categories Lajme

Foto\ Vrasja e 81-vjeçarit : Autori dhe viktima e kishin lënë të pinin kafe, fqinji e qëlloi me çekiç e shkoi vetë në lokal

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhu dy ditë më parë në fshatin Shëngjin të Vogël, ku 64-vjeçari Isuf Hasa dyshohet se vrau me çekiç fqinjin e tij 81-vjeçar, shtetasin Xhemal Meta.

Burime për mediat bëjnë me dije se autori dhe viktima ishin miq dhe e kishin lënë një ditë para ngjarjes që të konsumonin një kafe në nja lokal i cili ndodhet rreth 30 minuta larg nga fshati.

Autori dhe i moshuari e kishin lënë të takoheshin në orën 09:00 dhe më pas të niseshin drejt lokalit, por në momentin kur janë takuar Hasa dhe Meta dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas 64-vjeçari e ka qëlluar me çekiç mbrapa kokës.

Si pasojë e plagëve i moshuari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkohë 61-vjeçari u largua pasi i mori dhe portofolin me para 81-vjeçarit.

Referuar po të njëjtave burime mësohet se Isuf Hasa pas ngjarjes kishte shkuar i vetëm drejt kafenesë, ku e kishte lënë që të pinte kafen me fqinjin e tij.

Xhemal Meta kishte planifikuar që pasi të pinte kafen me Isuf Hasën të nisej drejt Tiranës, ku jetonin familjarët e tij, përfshirë edhe bashkëshorten.

Lidhur me këtë ngjarje, pasditen e kësaj të mërkure Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi, në një deklaratë për mediat tha se sipas informacioneve të zbuluara zyrtarisht nga Policia e Shtetit, Xhemal Meta është qëlluar me çekiç në kokë nga 64-vjeçari, Isuf Hasa.

Nga hetimet e zhvilluara se më datën 13 janar të këtij vitit, rreth orës 09:00, 64-vjeçari Isuf Hasa i shkoi në banesën e fqinjit të tij dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, pasi e ka goditur 81-vjeçarin, i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Po nga kontrollet ushtruara në banesën e vajzës së autorit, është gjetur dhe sekuestruar dhe çekiçi me të cilin 64-vjeçari vrau të moshuarin, Xhemal Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME