Categories Lajme

FOTO/ Vrasja e familjes shqiptare që tronditi Greqinë, 61-vjeçari donte të zhdukte trupat e prindërve dhe fëmijëve të mitur

Autori do të jetë para trupit gjykues me akuzën e vrasjes në seri, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të vazhdueshëm të municione luftarake dhe do të gjykohet për krimin e rëndë të vrasjes së 32-vjeçarit Armando Klotsi, bashkëshortes së tij Maria si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, 1.5 dhe 2.5 vjeç.

Trupat e 32-vjeçarit dhe 28-vjeçares u gjetën në një rimorkio makine në depon e shtëpisë. Fëmija tre vjeç u gjet në shtrat në dyshemenë e magazinës ngjitur me rimorkion, ndërsa fëmija tjetër dy vjeç u gjet i pajetë brenda shtëpisë nga vëllai i tij 12-vjeçar.

Krimi dukej i paramenduar, me qëllim që autori të “zhdukte” gjurmët e familjes së vrarë, për këtë arsye kishte nisur t’i “ngarkonte” kufomat në rimorkio për t’i transportuar. Siç u bë e ditur, familja i kishte borxh një qira dhe 61-vjeçari donte t’i dëbonte para se të mbaronte qiraja.

Shoku i 12-vjeçarit që ishte me të në momentin e zbulimit të tmerrshëm i kishte thënë policisë:

Ne kishim dalë për shëtitje pasdite dhe në një moment shkuam bashkë në shtëpinë e tij për të marrë diçka që ai donte. Ai trokiti në derë, por askush nuk u përgjigj. Dhe na thotë të presim të hyjë nga dritarja. Papritur më thotë “shpejt, shpejt, hyr, diçka i ka ndodhur nënës”.

Hyj edhe unë nga dritarja, kontrollojmë shtëpinë dhe shohim fëmijën në krevat fëmijësh dhe menduam se po flinte. Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por familjarët e tjerë nuk i pamë brenda në shtëpi. Më pas dola jashtë dhe miku im doli duke mbajtur vëllain e tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë…”.

Ekzekutoi prindërit dhe mbyti fëmijët

Shefi i shërbimit mjeko-ligjor të Patrës kishte raportuar para 1 viti kur ndodhi krimi se “si trupi i babait dhe trupi i nënës kishin dëmtime në kokë nga një armë zjarri me tytë të shkurtër”. Sa i përket dy fëmijëve “shkak i vdekjes së është mbytja për shkak të pengimit të hapjeve të jashtme të rrugëve të frymëmarrjes”./Liberale.al

Foto/ Vrasja e familjes shqiptare që tronditi Greqinë,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME