Categories Lajme

FOTO/ Zbardhen pamjet e kamerave të sigurisë së atentatit ndaj Ferracakut në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës ka në duar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e Fatos Ferracakut në Shkodër, në 14 nëntor, si dhe plagosjen e mikut të tij, Fatmir Mehaj. Burime zyrtare të prokurorisë i thanë Vizion Plus se në pamjet filmike shihet një motor i bardhë, në të cilën ndodhen dy persona, me skafandra në kokë.

Personi i ulur mbrapa, i veshur me xhup të kuq, pantallona të zeza dhe skafandër të bardhë, zbret nga motori dhe pasi i afrohet objektivit hap zjarr, ndërsa personi tjetër, me skafandër në kokë dhe rroba të zeza qëndron mbi motor në pritje të autorit të vrasjes.

Rezultate imazhesh për vrasje ferracaku

Por, pavarësisht këqyrjes që një grup i posaçëm hetimor i ka bërë pamjeve filmike, nuk është bërë ende i mundur identifikimi i vrasësve. Vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja, motori i dyshuar i përdorur në ngjarje, u gjet i djegur plotësisht në lagjen “Guerile”. Mjeti është dërguar në laborator ku po kryhet ekzaminimi teknik që mund të nxjerrë ndonjë të dhënë të vlefshme për hetimin.

Fatos Ferracaku u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa i plagosur mbeti edhe miku i tij, Fatmir Mehaj. Pas ekzaminimit, rezultoi se Ferracaku kishte 7 plagë hyrëse dalëse në kokë, trup e në krahë. Kurse Mehaj kishte marrë dy plagë në kofshë dhe në këmbën e djathtë.

Policia shoqëroi për të marrë në pyetje 10 persona. Një prej dëshmitarëve okularë tha se pa Fatos Ferracakun te rrëzuar në tokë dhe autorin që teksa po largohej në drejtim të kryqëzimit të Rusit qëlluar përsëri në ajër. Nisur nga dinamika e ngjarjes, hetuesit kanë dyshime se autoret janë vrasës me pagesë. Pista që po hetohet lidhet me dyshimet se Fatos Ferracaku ka pasur dijeni për konfliktet e kushëririt të tij, Arjan Ferracaku. Ky i fundit u vra po në Shkodër, më 1 shtator të këtij viti.

Rezultate imazhesh për vrasje ferracaku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME