Categories Lajme

FOTO / Zgjedhjet në Greqi, cilët janë shtatë shqiptarët që synojnë Parlamentin

Në mesin e kandidatëve të shumtë në zgjedhjet parlamentare, qytetarët grekë do të kenë mundësinë që në fletët e votimit të zgjedhin edhe 7 kandidatë shqiptarë që garojnë nën siglën e forcave të ndryshme politike në këtë vend.

Fatos Malaj kandidon nën logon e partisë PASOK në Athinë dhe po me të njëjtën force politke edhe Niko Bilika kandidon në Selanik.

FOTO / Zgjedhjet në Greqi, cilët janë shtatë shqiptarët që synojnë Parlamentin
Fatos Malaj

Tri kandidate të tjerë, përkatësisht Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari janë në garë nën logon e parties më të madhe opozitare të Greqisë, Syriza. Këta tri kandidatë garojnë në Selanik dhe Evia.

FOTO / Zgjedhjet në Greqi, cilët janë shtatë shqiptarët që synojnë Parlamentin
Angjelos Jahollari
FOTO / Zgjedhjet në Greqi, cilët janë shtatë shqiptarët që synojnë Parlamentin
Adiljan Koxhaj
FOTO / Zgjedhjet në Greqi, cilët janë shtatë shqiptarët që synojnë Parlamentin
Makrina Koci

Për Partinë Komuniste Greke në Kretë, në garë është Sidorela Kalthi ndërsa Paty Vardhami kandidon në Athinë nën logon e forces politike “Mera 25”.

Shumica e kandidatëve me origjinë shqiptare që garojnë në zgjedhjet parlamentare të Greqisë janë  të rinjë të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve të cilët janë arsimuar në shtetin fqinj apo në shtete të ndryshme perëndimore.

Përfshirja e shtetasve shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Greqisë vjen edhe si pasojë e ndryshimi të ligjit për nënshtetësinë në Greqi, ku sipas të dhënave nga autoritetet greke nga viti 2011 deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME