Categories Lajme

FOTO/ Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën kontroll, por a ka rrezik për banesat përreth?

Vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit vazhdon të jetë aktive, por sipas autoriteteve, është izoluar dhe nuk paraqet rrezik për përhapje në zonat përreth. Situata po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll operacional nga strukturat në terren.

Në operacion janë angazhuar rreth 20 efektivë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë përkatëse, me 3 automjete zjarrfikëse, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake. Ndihmë shtesë kanë dhënë edhe njësitë nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, duke siguruar një reagim të koordinuar.

Për izolimin e vatrave dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit po përdoren edhe mjete të rënda, përfshirë ekskavatorë dhe kamionë, ndërsa furnizimi me ujë vazhdon pa ndërprerje përmes autobotëve të angazhuar në terren.Zjarri ka përfshirë kryesisht mbetje urbane dhe, sipas të dhënave të fundit, nuk paraqet rrezik për banesat përreth. Autoritetet bëjnë apel për kujdes dhe paralajmërojnë se situata po monitorohet nga afër, ndërsa punojnë për të minimizuar dëmin mjedisor dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

VIDEO+FOTO/ Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën

VIDEO+FOTO/ Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën

VIDEO+FOTO/ Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën

VIDEO+FOTO/ Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME