Categories Lajme

FOTOGALERI/ Drejtuesit e agjencive të lajmeve në Ballkan vizitojnë Vlorën: E pabesueshme kjo që po shohim

Drejtuesit dhe përfaqësuesit e agjencive ballkanike të lajmeve , gjatë qëndrimit në Shqipëri në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive Ballkanike (ABNA-SEE) vizituan edhe qytetin turistik të Vlorës.Kjo vizitë synoi njohjen dhe promovimin e resurseve turistike shqiptare tek vendet e rajonit, përmes informimit që agjencitë e lajmeve japin për publikun e gjerë.

Gjatë qëndrimit të tyre ata u ndalën në bashkinë e qytetit të Vlorës ku u mikpritën nga nënkryetari i bashkisë, Shkëlqim Rama, i cili bëri një pasqyrim të historisë, kulturës së qytetit bregdetar si edhe atraksionet turistike. Ata u njohën me trashëgiminë kulturore e historinë e jashtëzakonshme që e ndërthurur me peizazhin e mrekullueshëm të Vlorës dhe një sërë monumentesh natyrore përreth tij, që e kthejnë këtë qytet në një atraksion të pakrahasueshëm turistik.

Gjithashtu në takim u prezantuan për drejtuesit e agjencive ballkanike të lajmeve edhe projektet që janë duke u zbatuar nga bashkia e Vlorës në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare sikurse është edhe aeroporti i ri që do të ndërtohet së shpejti. Drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi theksoi se aeroporti i ri, pritet t’i japë një shtysë më shumë turizmit në vendin tonë dhe sidomos jugut të Shqipërisë.

Këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë i Agjencisë së Lajmeve greke, ANA MPA dhe ish-drejtori i përgjithshëm i saj Michalis Psilos, u shpreh se ajo që shihte ishte e pabesueshme. Ai tregoi se në vitin 1989, vizitoi për herë të parë Shqipërinë si gazetar i dërguar nga gazeta ku punonte për të bërë një reportazh dhe qyteti i parë që kishte vajtur ishte Vlora.

“Është e pabesueshme kjo që po shoh. Nuk mendoja kurrë se do ta gjeja një qytet kaq të transformuar”, tha Psilos. Krasniqi u shpreh se “njerëzit janë shumë mikpritës, madje shtëpitë e tyre i kanë kthyer në bujtina për të mikpritur turistët”. Më pas, ata vizituan Muzeun e Pavarësisë, ku u informuan rreth historisë së periudhës së Pavarësisë dhe momenteve kulmore të kohës si dhe për përpjekjet e popullit shqiptar jo vetëm për pavarësi territoriale, por edhe për pavarësi kulturore.

Krasniqi, tha se muaji nëntor përkon edhe me Festën e Pavarësisë dhe Vlora është vetë qyteti i Pavarësisë, ku u nënshkrua edhe Deklarata më 28 Nëntor 1912.Drejtuesit e agjencive të lajmeve të Ballkanit, vizituan edhe lagunën e Nartës si dhe ishullin e Zvërnecit, ku mbetën të surprizuar  me peizazhin fantastik që ndërthurej me kishën e vjetër ortodokse të Shën Mërisë, që është një kishë e shekullit të 13-të, e cila mbart afreske shumë të vjetër.

Udhëtimin e tyre në Vlorë, drejtuesit e agjencive partnere në rajon e mbyllën me një vizitë në shëtitoren e Lungomares, që është pasqyrë dinamike e zhvillimit të qytetit bregdetar vitet e fundit. Hapësira mediatike e promovuese që ofrojnë agjencitë e lajmeve në rajon është një mundësi e shkëlqyer për të synuar zgjerimin e tregut turistik drejt këtyre vendeve dhe rritjen e numrit të turistëve prej tyre, por jo vetëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME